Orari i zyrës: 8:00 AM - 10:00 PM

Historiku I Mel Group

Mel Group u themelua në vitin 2007 në qytetin e Durrësit, me një vizion të qartë për të ofruar shërbime cilësore dhe inovative në sektorin e Hoteleri-Turizmit dhe përtej. Aktiviteti ynë përfshin organizimin e eventeve, seminareve, dhe trajnimeve, si dhe ofrimin e shërbimeve catering, kamping, si edhe Pastrimin Kimik dhe Lavanterinë përmes një dege të dedikuar.Falë një stafi profesionist dhe përkushtimit të vazhdueshëm ndaj cilësisë dhe kënaqësisë së klientit, Mel Group njohu rritje të qëndrueshme që në vitet e para të funksionimit, duke fituar besimin e klientëve vendas dhe të huaj. Në më shumë se një dekadë veprimtari, kemi ndërtuar një reputacion të fortë për seriozitet, korrektësi dhe bashkëpunim afatgjatë. Sot, Mel Group është një partner i besueshëm për agjenci dhe kompani nga vende të ndryshme, me marrëveshje kontraktuale që dëshmojnë cilësinë dhe profesionalizmin tonë.

Pastrim Kimik

Shërbim profesional që përdor produkte dhe procese kimike për të pastruar rrobat pa përdorimin e ujit.

Organizim Eventesh

Ofrojmë shërbim profesional për organizimin e eventeve me planifikim të plotë dhe kujdes në çdo detaj.

Akomodim

Ofrojmë akomodim cilësor në ambiente të rehatshme, të përshtatshme për pushime apo udhëtime biznesi .

Catering

Ofrojmë shërbim catering për evente të çdo lloji, me menu të personalizuara, të përshtatur sipas kërkesave tuaja.

Ekipi jone

Esmeralda Balla
Chief Executive Officer
Albana Meta
Video Editor
Ekleona Kondi
Product Designer
Gerent Tacja
UX Researcher
Melisa Kondi
Chief Advisor

Eksperiencat e Stafit te Mel Group

Certifikuar dhe trajnuar nga Swisscontact dhe GIZ Albania ne projektet  “Keshillimi drejt Punesimit dhe sipermarrjes” si mentor te ciklit te keshillimit ne biznes C4EE” dhe External Trainer ne programin “4 weeks on the job training, Projekti Migration Program for Development,  ka bere qe te gjithe punonjesit tane te jene te trajnuar ne menyre profesionale per te ofruar sherbimet e duhura te klientet tane.

Bashkepunimi me nje numer te gjere te organizatave ne Shqiperi na ka bere njohes te mire filozofise se punes se tyre duke ju ofruar ate qe ato kerkojne ne menyren me profesionale te mundshme duke permbushur te gjitha pritshemrite dhe kerkesat e tyre.

Vizioni I Mel Group

 Në Mel Group, synimi ynë është të jemi lider në treg duke ofruar shërbime cilësore, inovative dhe me standarde të reja në mikpritje dhe në çdo fushë ku operojmë Ne angazhohemi të ndërtojmë vlera të qëndrueshme dhe të kontribuojmë në zhvillimin e komunitetit, duke fuqizuar çdo individ dhe partneritet përmes profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit ndaj cilësisë.

Ploteso formen

Mos hezitoni të na kontaktoni, ne jemi këtu për të ju ndihmuar

    Na kontaktoni

    Na kontaktoni përmes telefonit, email-it ose mesazhit dhe ne do t’ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.

    Adresa

    Rruga Shoqeria Bashkimi
    Durres, Shqiperi

    Kontakti

    [email protected]
    +355 67 204 1001

    Office Hours: Mon – Sat: 8:00 AM – 10:00 PM